Protesta ndal plehrat e Durrësit/ Banorët e Manzës nuk lejojnë depozitimin e mbetjeve

08/06/2020 19:34

Fadroma pas meje është e Ndërmarrjes së Shërbimeve Komunale Durrës, e cila po mbulon me dhe mbetjet e hedhura në Manëz, të cilat prej disa ditësh tashmë janë kthyer në një shqetësim tepër serioz për banorët e zonës.

Mbrëmjen e së dielës, banorët e Manzës, protestuan duke bllokuar rrugën e kamioneve dhe pikërisht kjo protestë, e detyroi bashkinë e Durrësit që të mos hedh më mbetje këtu, dhe ky vendgrumbullim të përdoret vetëm për njësinë administrative Manzë.

Banorët tashmë, krahas shqetësimit të ngritur, presin që në zonën ku ata banojnë të mos hidhen më mbetje.
Me mbylljen e vendgrumbullimit të mbetjeve në Porto Romano, prej pak ditësh qytetarët e Durrësit duhet të kalojnë ose mes plehrave ose në rrugën e makinave. Mbetjet janë ngado për shkak sepse janë mbledhur shumë pak, vetëm ato që u hodhën në Manëz, ndërsa pjesa tjetër vazhdojnë të ndotin këtë qytet.

Ndërkaq, në ditët në vijim bashkia e Durrësit, pritet që këto mbetje ti hedh përsëri në vendgrumbullimin e Porto Romanos, ndërsa më pas do të ketë një marrëveshje, ku kamionët, mbetjet do t’i depozitojnë në Landfillin e Tiranës. /Andi Bora/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA