Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi gjatë ditës së sotme një bisedë telefonike me Ministren për Fqinjësinë Evropiane dhe Amerikat të Mbretërisë së Bashkuar, Wendy Morton.

Diskutimi u fokusua veçanërisht në bashkëpunimin në kuadër të OSBE-së dhe në synimin e Shqipërisë për të shërbyer si anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në 2022-2023.

“Mbretëria e Bashkuar vlerëson lart ujdinë ndër-partiake për reformën zgjedhore dhe mbështet fuqishëm rrugën evropiane të Shqipërisë!”- u shpreh Kryediplomati Cakaj në një reagim në Facebook, lidhur me bisedën telefonike.

Gjithashtu, të dy ministrat u dakordësuan për të vazhduar bisedimet për lidhjen e disa marrëveshjeve, me qëllim thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA