Shpërthen dhuna në protestat anti-qeveritare në Beirut

06/06/2020 21:36

Mijëra protestues anti-qeveritarë, të indinjuar nga vështirësitë e vazhdueshme ekonomike në Liban, u përleshën sot me forcat e sigurisë në qendër të kryeqytetit Beirut.

Qindra protestues të dhunshëm goditën me gurë parlamentin e thyen fasadat e dyqaneve, para se të vendoseshin në sheshin qendror të Martirëve, ku protesta u bë më paqësore.
Në kulmin e saj demonstrata ishte kaotike teksa protestuesit qëlluan me gurë nga forcat e rendit, të cilat u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës.
Disa protesta paralele po mbaheshin kundër rritjes së influencës së grupit Hezbollah në qeverinë e vendit, dhe kundër mbështetësve muslimanë Shiitë të grupit militant.
Trupa të ushtrisë ndërhynë për shpërndarjen e demonstruesve, teksa këta të fundit dogjën një motoçikletë të policisë dhe bllokuan rrugën kryesore me goma që digjeshin e kazanë mbeturinash.
Njëfarë paqeje u kthye në sheshin qendror, i cili ishte dhe qendra e protestave të vitit të kaluar që përmbysën qeverinë pas negocjatave të ushtrisë me turmat.
Libani është prej muajsh përfshirë nga protesta pro reformave, prej zhgënjimit ndaj paaftësisë së qeverisë në ndalimin e zhvlerësimit të monedhës vendase.
Kryeminsitri Hassan Diab, i ardhur në zyrë në janar, ka negocjuar me kreditorë ndërkombëtare për ndihmë financiare ndaj vendit.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel