27/11 16:48
Presidenti Ilir Meta ka përfunduar takimin me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi.
Thaçi deklaroi dje në media se kishte ardhur në Shqipëri për një vizitë miqësore, për të takuar liderët politikë për shkak edhe të zhvillimeve të fundit politike në të dy vendet.
Kjo është vizita e parë pas hapjes së kufirit mes dy vendeve, për shkak të pandemisë së COVID-19.
Ndërkohë, të dy vendet, ndodhen në një klime të ‘nxehtë’ politike, Kosova për shkak të ndryshimeve që solli qeveria e re, Shqipëria për shkak të debateve për reformën zgjedhore.
Top Channel