Përfitoi 190 mijë euro nga donacionet duke pretenduar se vuante nga leukemia, lihet në burg shqiptari në Kosovë, si funksionoi “skema” e mashtrimit 23/11 13:23
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një mashkull dhe një femër, pasi kanë sulmuar njëri-tjetrin, e më pas kanë sulmuar fizikisht edhe vajzën e tyre.
Rasti ka ndodhur të enjten në Prishtinë.
“Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër të dy kosovarë, të cilët pas një mosmarrëveshje kishin sulmuar fizikisht njëri tjetrin e më pas edhe vajzën e tyre”, thuhet në raport.
Si pasojë e sulmit të dyshuarit dhe viktima kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Top Channel