Bimët hibride/ Eksperimentohet speci, patëllxhani dhe shalqiri në Lushnje

05/06/2020 12:24

Qendra e transferimit te teknologjive bujqësore ne Lushnje mbetet një nga qendrat më te mëdha, te cilat vazhdojnë te testojnë hibridet e perimeve dhe drithërave.

Çdo vit ne këtë qendër organizohen ditë te hapura fushore për eksperimentet e kryera nga specialistët. Këtë vit risi është hibridi i shalqirit ne serra, patëllxhanit, dhe specit për mbushje me ngjyra, kultura te cilat shkojnë edhe për eksport.

Këtë vit është testuar edhe fara e grurit.

Drejtori i QTTB Lushnje thotë se çdo vit ka një interes ne rritje nga fermerët, për teknologjinë e re dhe te ndryshme te kultivimit te hibrideve.

Top Channel