I ashtuquajturi “pallati i VIP-ave” në Durrës nuk është më! Pas dëmtimit të fortë që i shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit, shembja me shpërthim të kontrolluar e ktheu pallatin në bulevardin ”Dyrrah” në një grumbull inertesh.

Menjëherë pas shpërthimit janë angazhuar efektivat zjarrfikës, ndërsa qytetarë dhe subjekte po nxitojnë të shohin pasojat e shpërthimit në objektet përreth godinës së shembur.

Paraprakisht raportohet për thyerje ventratash të objekteve në krahun tjetër të rrugës.

Top Channel