“Për fëmijërinë e vjedhur”, mijëra qytetarë në marshimin protestë
04/06/2020 17:37
Mijëra qytetarë kanë dalë në një marshim protestë në lidhje me përdhunimin që i është bërë një vajze 15-vjeçare nga një 65-vjeçar, i cili ka qenë roja i saj i shkollës.
Në shesh nuk kanë munguar as personazhet e njohur si ish-deputetja, Grida Duma, këngëtarja Aurela Gaçe, deputeti Halit Valteri dhe shumë të tjerë.
Protesta është zhvendosur nga sheshi “Nënë Tereza” dhe momentalisht po mbahet te Ministria e Arsimit.
Në këtë protestë vlen të theksohet që shumica janë femra dhe madje kanë shkuar së bashku me fëmijët e tyre.
Top Channel