Ngjela në Top Talk: Nuk ka garë për vota, por garë për manipulim mes dy bandash. SPAK do prishë lojën
04/06/2020 17:17
Ditën e sotme në studion e Top Talk ishte i ftuar avokati Spartak Ngjela. Ai u shpreh se Nuk ka garë për vota, por garë për manipulim mes dy bandash.
Ngjela: Të kujtohen budallallëqet e Enver Hoxhës? Që fliste sikur drejtonte botën? E di pse ishte?
Dyrnjaja: Ai ishte në vegim.
Ngjela: Një minutë të lutem, ishte pa vota. Po je pa vota je si këta. Ku janë votuar këta?! Këta i gjithë votimi shqiptar, procesi i votimit është dy banda që manipulojnë zgjedhjet.
Nuk ka garë për vota, ka garë për manipulim, kush manipulon më shumë del. Rama ç’bëri në të fundit? I mori bandat Saliut, doli.
Dyrnjaja: Po tani do kemi banda?
Ngjela: S’kam më banda se bandat i kap SPAK-u, i kap reforma.
Top Channel