Durrës/ IKMT, do të shemb me shpërthim të kontrolluar pallatin 6 katësh

04/06/2020 10:57

DURRËS-  Një tjetër pallat do të shembet sot ne orën 13.00 me shpërthim të kontrolluar nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

IKMT shpjegon se objekti gjashtë katësh ndodhet në bulevardin e Durrësit dhe ka rezultuar i dëmtuar rëndë nga tërmeti i nëntorit.

Specialistët kanë hapur në trupin e objektit 300 furnela (vrima) dhe do të përdorin 2.5 kilogramë lëndë eksplozive c4.

Top Channel