Komplekse dhe unike, është një prej aktoreve më të vlerësuara në Hollywood, por edhe një filantrope e ambasadore.

Sot Angelina Jolie është zyrtarisht 45 vjeçe, ku pjesën dërrmuese të viteve, i kaloi në dritën e prozhektorëve. Babai i famshëm i saj, Jon Voight për herë të parë në ekran e nxori që kur ishte 7 vjeçe. Në rrugëtimin e saj që prej atëherë, Angelina numëron një Oskar, tre Golden Globe dhe është kurorëzuar disa herë si femra më joshëse e planetit.

Për momentin, po kalon nëpër një periudhë të ndarë mes suksesit në karrierën kinematografike, të cilën e pasuron së fundi edhe si regjisore, dhe jetës së komplikuar familjare pas divorcit të shumëpërfolur me Brad Pitt. Nënë e 6 fëmijëve, tre të ardhur në jetë prej saj dhe tre të adoptuar, Angelina nuk ka bërë asnjëherë asgjë për të kaluar pa u vënë re mes skandaleve, provokimeve dhe luftërave.

Disa kohë më parë iu nënshtrua dhe një mastektomie të dyfishtë për të parandaluar një tumor të mundshëm si ato që i kanë marrë jetën të ëmës, tezes dhe gjyshes.

“ Nëse do të kisha lindur në një kohë tjetër, do të më kishin djegur në turrën e druve vetëm për faktin që gjithmonë kam qenë vetvetja”, tha vitin e shkuar për revistën “Elle”.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel