Fiks Fare udhëtoi në fshatin Pistul, bashkia Vau Dejës pas ankesave të banorëve për ambulancën e fshatit. Arben Kulli , banor i fshatit, tregoi për  Fiksin se prej më shumë se një viti nuk merrnin shërbim pranë ambulancës, me pretendimin se ajo është jashtë funksioni!

Sipas tij në rastet kur ju duhej ndihma e mjekut të familjes, e vetmja mënyrë për  ta zgjidhur ishte ta telefononin atë  , dhe të shkonin në qëndrën më të afërt ku ndodhej mjeku.Dita e martë dhe e shtunë  e javës , janë ditët që mjeku duhej të kryente shërbim pranë ambulancës së fshatit, por kjo nuk ndodhte asnjëherë. Arbeni tregoi se shpesh shkojnë në ambulanca të tjera afër fshatit   për vizita, si Mnel, Hajme, Paçram.”Fshati Pistul ka shumë të moshuar dhe ambulanca është e nevojshme” përfundoi banori.

Fiks Fare kontaktoi me mjekun e familjes së ambulancës Fran Doda.Mjeku, njëkohësisht edhe drejtori i Q.SH Hajmel sqaroi se ofronte shërbimin në pesë fshatra.Ai pohoi se prej dy vitesh nuk kryente vizita në ambulancën e fshatit Pistul, pasi dyshemeja e ndërtesës kishte rënë dhe muret ishin plasaritur. Sipas mjekut , vetë ai kishte vendosur për të mos shërbyer në këtë ambulancë dhe se banorët e kanë marrë shërbimin. Problemin mjeku e kishte referuar  edhe në Njësinë Administrative Hajmel, dhe në të gjitha institucionet nga të cilat është në varësi, por sipas tij ende ky problem nuk ishte zgjidhur.Mjeku sqaroi se i është komunikuar se   Q.SH Hajmel është futur në projektin e  100 qëndrave, dhe se pritej të ndërhyej për një qëndër të re, ndërsa ambulancat e fshatrave janë në varësi të bashkisë dhe ende nuk ka një zgjidhje për problemin.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel