“Për të ardhur keq nëse humbet ky moment”/ Zgjedhorja, Komisioneri Varhelyi: Marrëveshja është thelbësore!

02/06/2020 12:35

Komisioneri për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi ka reaguar sërish për reformën Zgjedhore në Shqipëri.

Me një shënim në Twitter, Komisioneri inkurajon palët që të vazhdojnë dialogu, për të arritur një marrëveshje në lidhje me Reformën Zgjedhore.

Ai është shprehur se kjo marrëveshje është thelbësore për të ardhmen e vendit tonë, duke theksuar rëndësinë e saj për integrimin në Bashkimin Europian.

“Reforma zgjedhore në Shqipëri: Unë i inkurajoj të gjitha palët, brenda dhe jashtë parlamentit, që të vazhdojnë akoma të provojnë dhe të arrijnë një marrëveshje. Kjo është një reformë e rëndësishme që duhet të ofrohet dhe do të ishte për të ardhur keq për të humbur momentin. Shpresoj për një marrëveshje. kjo është thelbësore”, shkruan Varhelyi.

Kujtojmë se, Këshilli Politik nuk mundi që të gjente gjuhën e përbashkët më 31 maj, afat i përcaktuar nga ata vetë për ta mbyllur këtë Reformë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA