Andi Bushati në Top Talk: Po përgatiten zgjedhje të reja me oferta të vjetra

02/06/2020 18:14

Ditën e sotme në Top Talk ka qenë i ftuar analisti Andi Bushati i cili u shpreh se po përgatiten zgjedhje të reja me oferta të vjetra.

Denis Dyrnjaja: Tani ju po thoni që po qeveriset me Facebook, ndërkohë që nga krahu tjetër alternativa është Lulzim Basha, Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Agron Duka, pra janë njerëz që kryesisht janë konsumuar me pushtetin.

A është ky një problem për besueshmërinë e opozitës?

Dyrnjaj: për mua është shumë problem, por shqiptarët kanë treguar se nuk e kanë aq problem. Domethënë shqiptarët deri më tani kanë funksonuar në mënyrën që na vjedh Nano, rikthejmë Berishën, ka bërë Berisha Gërdecin dhe 21 janarin kthej njeriun e 1 pallati një votë.

Dyrnjaja: Është produktive kjo?

Bushati: Kjo nuk është produktive sepse gjithmonë bën rotacion pa bërë ndryshim, por nga ana tjetër këtë e kanë përforëcuar shumë, sidomos që pas 2008 edhe partitë e mëdha e kanë ngritur sistemin në atë mënyrë që vetëm të këmbejnë karrigen.

Dyrnjaja: Kjo është e dukshme pasi ata për çdo gjë janë kundër, por vetëm për sistemin janë dakord pa folur fare të trija partitë kryesore.

Bushati: Unë kam qenë pro ndryshimit të sistemit, por nuk është se bëmë një sistem dhe zgjidhëm gjithçka.

Top Channel