Motoçiklisti merr flakë aksidentalisht pasi policia e spërkat të tërin me dezinfektues në Indi

01/06/2020 16:57

Një motoçilist ka marrë flakë aksidentalisht pasi policia e spërkati të tërin me dezinfektues teksa kalonte në një postbllok anti-Covid në Indi.

Pamjet dramatike tregonin burrin që ndalonte para punonjësve të sigurisë në kompleksin në Ahmedabad, në Gujarat teksa spërkatej më dezinfektues për të zhdukur gjurmë të mundshme koronavirusi nga trupi dhe motoçikleta e tij.

Por disa sekonda më pas, ai bashkë me mjetin shpërthejnë në një top flakësh. Motoçiklisti kërcen menjëherë jashtë mjetit dhe vrapon për të shpëtuar gjatë aksidentit qesharak, teksa shpejt në ndihmë vijnë punonjësit e kompleksit duke larguar dezinfektusin që shkaktoi zjarrin.

Një tjetër punonjës shihet duke u përpjekur të zhvendosë motoçikletën në flakë, kurse një tjetër merr shuarësjen e zjarrit pa mundur ta vërë në punë. Viktima raportohet se shpëtoi vetë me disa lëndime.

India thotë se nuk ka arritur ende majën e numrit të infeksioneve dhe vazhdon të mbajë masa të ashpra parandalimi. në 24 orët e fudit ajo ka regjistruar 230 vdekje sipas statistikave.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA