Çisterna ruse kalon për herë të parë korridorin Arktik pa ndihmën e akullthyeseve

01/06/2020 17:47

Akulli detar në brigjet ruse të Arktikut është duke u zhdukur me shpejtësi teksa temperaturat në rajon kanë arritur vlera rekord.

Por me tërheqjen e akullit, shtohet trafiku i çisternave. Në 19 maj transportuesja ruse Christophe de Margerie hapi sezonin e saj të transportit të Rrugës Detare Veriore, e ngarkuar me gaz natyral në Sabetta, teksa pritet të arrijë në portin kinez të Jingtang më 11 qershor.

Ky ishte udhëtimi më i hershëm drejt Lindjes që bëhej nga ky tip anijeje.

Megjithse Christophe de Margerie shoqërohet nga akullthyesja bërthamore Yamal deri në fundjavë rrugëtimi i saj nuk është ndaluar prej akujve.

Çisterna 300-metra e gjatë ndjek rrugëtimin e mjetit tjetër transportues Vladimir Voronin, që tashmë ka arritur në ngushticën Vilkitsky Strait në veri të gadishullit Taymyr.

Vladimir Voronin nuk është e shoqëruar nga anije akullthyese. Ajo që e shoqëronte u kthye përsëri në Sabetta pasi hartat arktike tregojnë se ujërat janë hapur në pjesën më të madhe jugore të deteve Laptev dhe Detit të Siberisë Lindore.

Temperaturat në Arktik arritën mesataren e dytë më të lartë në 2019 raporton shërbimi meteorologjik rus Roshydromet.

Christophe de Margerie e Vladimir Voronin janë pjesë e flotës prej 15 mjetesh që shërbejnë në projektin e gazit Yamal. Të gjitha ato mund të çajnë në mënyrë autonome mes akullit 2.1 metra të trashë.

Përmes Rrugës detare Arktike në 2019, janë transportuar një total prej 31.5 milionë ton mallra, në një rritje prej 60% nga një vit më parë, sipas Rusisë.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA