Koronavirusi ka paralizuar edhe industrinë e filmit. Si do dukej filmi „I ikur me erën”, nëse Clark Gable dhe Vivien Leigh në rolet e Rhett Butler dhe Scarlett O’Hara nuk do afroheshin dot.
A do të bëhej dot një film klasik i historisë së kinemasë? Prej javësh bota e filmit diskuton për shkak të masave të pandemisë, se si të vazhdohet me xhirimin e filmave të ndërprerë. Xhirimet e filmave nuk u ndaluan me rregull në kohën e Lockdoën, por praktikisht ato u bënë të pamundshme për shkak të rrezikut të infektimit. Aktrimi është trupor, shpesh me kontakt trupor, kjo nuk vlen vetëm për skena puthjeje apo në shtrat, por edhe inskenimi i një grindjeje, një trazire ku ka përleshje. “Do ishte për të ardhur keq, nëse në të ardhmen do të kishte më pak skena erotike. Por edhe në skena të tjera vlen: Ne paraqesim afrimitetin njerëzor. Pa të nuk bëhet”, thotë për DW Sebastian Andrae, autor skenarësh dhe drejtues i Shoqatës së Skenaristëve gjermanë.
Tani po kërkohen koncepte sigurie, si ato që ka aplikuar futbolli. Kemi mësuar shumë nga futbolli, situata është e krahasueshme me xhirimet. Ka ekipe para dhe pas kameras, për të cilët ka rregulla të ndryshme”, thotë producenti Nico Hofmann. Nëse distanca në një skenë nuk mund të mbahet më shumë se një minutë, atëherë aktorët duhet të kalojnë në karantinë. „Për të gjitha rolet e tjera vlen, testim i rregullt i aktorëve.” Në degën e filmit rregulla të tilla shihen si pa alternativë, nëse duhet të vazhdohet me produksionet e filmave. Një infektim në ekipin e xhirimit do të thotë në shumë raste fund për xhirimin. Dhe këto masa kanë koston e tyre. Rritja e masave në xhirim shton shpenzimet, thotë Nico Hofmann: “Matja e temperaturës, protokollimi i kontakteve, masat e higjienës. Koha e punës rritet kështu me 20%, e me këtë edhe kostoja e xhirimeve.
Top Channel