Të gjithë e kanë ndjekur reality-shown “Aventurierët”.
Në disa pjesë të saj janë transmetuar edhe momente dhune mes të rinjve. Mirëpo pikërisht për këtë fakt, emri i këtij seriali u bë temë e diskutimit në rubrikën “PërPuthen” në “E Diell”. Edona dhe Dejvi (dy nga konkurrentët) ishin në një takim sëbashku, por ajo u zhvillua ndryshe nga se jemi mësuar të shohim në këtë rubrikë. Dejvi kishte menduar që me disa gota shoca, të vendoste në sfidë me pyetje të sikletshme Edonën. Dhe Edona nga krahu tjetër do i drejtonte Dejvit po të njëjtat pyetje.
Kjo skenë nuk i shpëtoi Oltit, i cili tha se nga çasti në çast priste që të “kërrciste dajaku”, duke e krahasuar momentin me atë të “Aventurierëve”. Dejvi nuk e priti mirë këtë deklaratë dhe reagoi duke thënë se nuk lejon që emri i tij të përmendet si një “dhunes ndaj femrave”. Ndërkaq, në debat e sipër Olti i drejtohet Dejvit me fjalët: “Ti përdore një femër për mburojë (i referohet Edonës) kjo tregon që je një mashkull pa testikuj”.
Olti: Dejvi është një djalë kërkon të bëj show në atë hapësirë televizive, e kërkon televizionin, e kërkon vëmendjen. Në një moment m’u duk si një puntatë e reality-show Aventurierët që po transmetohet në Top Channel. Mendova se këto do të pinë ato ‘shoca-t’ dhe më pas do të kërrciste dajaku.
Dejvi: Dajaku nuk mund të kërrciste sepse ishte një femër nga krahu tjetër. Nuk e kam këtë pjesë të edukatës.
Olti: Nuk kam mbaruar, nuk kam mbaruar…
Dejvi: Jo por ku thua do të bëj dajak me një femër nuk e lejoj.
Olti: Unë jam për të dhënë këtu mendimin tim.
Dejvi: Nuk mund të quhet mendim që mund të bëj dajak me një femër.
Olti: Mendimi im është ky .
Dejvi: Nuk mund të kesh mendim dhune ndaj një femre. Nuk më duket mesazh i mirë për Top Channel.
Olti: Ti nuk censuron dot mendimin tim. Nuk ke aftësitë mbi të gjitha. Ti ke thjesht fatin që ne ulemi pranë njëri-tjetrit në një kohë televizive. Kështu që mbylle tani dhe mos e zgjat më. Mbylle sepse nuk po të dëgjon asnjë dhe unë po them mendimin tim.
Dejvi: Jemi në 2020 dhe duhet të japim mendime sensibilizuese për femrën.
Olti: Nuk jep ti mesazhe sensibilizuese duke i çuar femrës alkool që të flasi. Ti duhet ta bësh femrën të flasë pa alkool. Ti tani që tërheq vëmendjen e publikut për të dhënë mesazhe sensibilizuese, ti po mbrohesh në mënyrën më të poshtër që mund të mbrohet një mashkull duke vënë një femër mburojë. Ti sapo vure një femër mburojë dhe tregon kjo që je një mashkull pa testikuj.
Top Channel