“Je agjent i CIAS”/ Ervin Kurti zbulon partneren “sekrete” të aktorit të njohur

31/05/2020 21:51

I ftuar në studion e emisionit “E Diell” ishte aktori i humorit Rezart Veleshnja. Në një moment biseda u orientua nga jeta private e Rezartit dhe moderatorët po pyesnin aktorin për partneren e tij.

Gazetari Ervin Kurt, i cili njihet dhe si gazetari i ‘vip-ave’, tha se ai e dinë se kush është partnerja e Rezit. Ndërsa aktori theksoi se një gjë e tillë nuk është e mundur.

Por kur Ervin Kurti i zbuloi një detaj nga pamja e saj dhe u shpreh se i ka flokët bionde, Rezarti mbeti pa fjalë dhe iu drejtua Ervinit me fjalët, “Ti je agjent i CIAS”. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

Top Channel