“Gjej moshën”/ Djali i shëndetshëm dhe me mjekër bën “lëmsh” motrat Marku

31/05/2020 21:40

“Gjej Moshën” është një nga rubrikat e shumta të emisionit “E Diell”.

Pra loja funksionon në këtë mënyrë, konkurrentët kanë një shumë prej 1 milionë lekësh të vjetra dhe duhet të gjejnë moshën e katër personave që shfaqen në studio. Nëse mosha e tyre nuk është e saktë, për çdo gabim shuma fillestare prej 1 milionë lekësh zbritet me nga 50 mijë lekë të vjetra.

Mirëpo dy motrat Marku, të cilat ishin dhe të ftuara në këtë puntatë gabuan që me të ftuarin e parë në studio. Djali pak i shëndetshëm dhe me mjekër bëri që motrat të ishin në mëdyshje. Më e madhja, Eva, tha se djali i ftuar iu dukej 29 vjeç.

Ndërsa Kristiana motra më e vogël u shpreh se u dukej më i vogël. Megjithatë motrat Marku ranë në konsensus dhe vendosën që moshën përfundimtare për djalin ta vendosnin në 29 vjeç. Për fat të keq ato gabuan, sepse djali ishte 26 vjeç dhe mesa duket Kristiana kishte të drejtë në instiktin e saj. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

Top Channel