27/11 10:11
Pak ditë më parë në media aludohej se çifti i famshëm që shfaqet në “Keeping up with the Kardashians, Scott Disck dhe Sofia Richie, ishte ndarë.
Burime për “Us Weekly” kanë konfirmuar thashethemet! Sipas revistës, dyshja i ka dhënë fund lidhjes 3-vjeçare madje prej disa javësh ata nuk janë më bashkë.
Largësia gjatë karantinës, ndërhyrjet e ish-partneres së tij Kourtney Kardashian në lidhjen me Sofian, ja kanë “sosur durimin” modeles bjonde.
I njejti burim shton se Scott ishte abuzues substancash gjatë lidhjes me bukuroshen 15 vite më të re, e sakaq gjatë fillimit të pandemisë ai u shtrua në një qendër rehabilitimi, ndërkohë që Richie po shijonte lirinë me miqtë në bregdet.
Top Channel