Avioni që transportonte postën në SHBA rrëzohet pak pas ngritjes në ajër, 3 të vdekur dhe 11 të plagosur (VIDEO) 05/11 02:36
Një e moshuar 103-vjeçare e infektuar me koronavirus, ka festuar me birrë të ftohtë shërimin e saj.
Jenny Stejna, u “pushtua” nga ethet dhe kolla e thatë në fillim të majit. Kur shkoi në spital në Massachusetts të SHBA-ve, mësoi se ishte e infektuar me COVID-19. Gjendja shëndetësore e të moshuarës u përkeqësua aq keq, sa që familjarët humbën çdo shpresë. Por fatmirësisht me kalimin e ditëve gjendja e saj u përmirësua gradualisht, ndërsa tani pritet që shumë shpejt Jenny të dalë nga spitali.
“Gjyshja jonë e pamposhtur arriti që të kalonte koronavrusin. I jemi vërtetë mirënjohës stafit që u kujdes për të”, u shpreh Adam, nip i të moshuarës.
Top Channel