Modelja Chrissy Teigen ka zbuluar se së shpejti ajo do t’i nënshtrohet një operacioni për zvogëlimin e gjirit.

Bukuroshja 34-vjeçare në regjistrimin e testit në Covid-19 shkaktoi reagime të dhunshme për shkak të përshkrimit që ajo bëri pranë videos.

“Përshëndetje. Kështu që, unë postova në Twitter një video ku provohej për një test të koronavirusit, sepse së shpejti do të bëj operacion. Shumë njerëz, kuptohet, ishin kuriozë (disa shumë!) Kështu që unë do t’ju zbuloj: Unë do të heq silikonet”, ka shkruar gruaja e këngëtarit John Legend.

Ajo zbuloi arsyen pse vendosi të ndërmarrë një hap të tillë.

“Ata më shërbyen shkëlqyeshëm për shumë vite, por unë dëshiroj që të vesh një fustan me përmasa të mia, të shtrihem në stomak dhe të jem e qetë! Asgjë speciale. Prandaj, mos u shqetësoni për mua. Do të jem mirë. Do të kem akoma gjinj, por do të jenë prej yndyre të pastër”, ka thënë Teigen, transmeton KosovaPress.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA