Ndërron jetë “babai i kumarit”/ Plot 6 miliardë USD pasuri dhe 17 fëmijë

27/05/2020 10:18

Ka ndërruar jetë në moshën 98-vjeçare, Stanley Ho, manjati nga Hong Kongu, që ka meritat për shndërrimin e Macau-t, kryeqytet të kumarit në botë.

Ai ishte kreu i një prej bizneseve më fitimprurëse të lojërave, SJM Holdings, vlera e të cilës llogaritet 6 miliardë dollarë.

Lindur në Hong Kong, Ho pati katër gra dhe 17 fëmijë.

Lajmi për vdekjen e tij u njoftua nga vajza e tij Pansy. Miliarderi Ho u konsiderua babai i lojërave moderne të fatit në Kinë, me një monopol të padiskutueshëm gjatë katër dekadave në kazinotë e Macau-t.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA