E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte ish-misi Xhensila Pere. E vendosur përballë disa situatave të përgatitur nga Bieta, Xhelsia u përgjigj shumë sinqerisht. “Çfarë note meritoni për punët e shtëpisë”, pyeti Bieta.

Xhensila u përgjigj se gjatë kohës ku ka qenë në shtëpinë e familjes së saj në Pogradec, është ndier paksa e “llastuar” dhe të gjitha punët ja ka bërë mamaja. Por kur është rikthyer në shtëpinë e saj në Tiranë, ka merituar notën 10 sepse të gjitha punët e shtëpisë i ka bërë vetë.

“Karantina ime ishte e ndarë  në dy muaj, muajin e parë me familjen në Pogradec ndërsa një muaj me vëllain në Tiranë. Unë isha bukuroshja e fjetur, shijoja gatimet e mamit. Nga një jetë shumë e angazhuar dhe ai ribashkimi, mami që thotë mos bëni asnjë gjë mjafton që jeni këtu. Kur u riktheva tek shtëpia ime në Tiranë një 10 të mirë sepse i bëra të gjitha vetë”, tha Xhensila.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel