Dy shtetas ranë në pranga në Durrës për vepra të ndryshme penale.
Kështu ra në pranga A. B., 21 vjeçe, banuese në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të cilën kjo shtetase e ka thyer dhe është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në Tiranë.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare, arrestuan në flagrancë shtetasin shtetasin A. T., 46 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, më datë 25.05.2020, në PKK Port Durrës, është kapur në një kamion, si shofer i dytë, me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Largimi nga vendqëndrimi për të burgosurit” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.
Top Channel