Pas të ftohtit, afron i nxehti në Europë, nis vapa në Francë, termometri kap vlerën 38 gradë Celsius në Spanjë 22/05 14:10
Një sherr masiv ka ndodhur në plazhin e Broadstairs, Kent në Britaninë e Madhe. Edhe pse Britania vijon të jetë vendi më i goditur në Europë nga Covid-19 qytetarë të shumtë nuk kanë pyetur për pandeminë dhe janë ‘dyndur’ nëpër plazhe.
Ndërkohë siç raportojnë mediat e huaja, në Broadstairs, Kent, disa vizitorë të plazhit u përfshirë në një përleshje, ndërsa dukshëm u harruan edhe rregullat e distancimit social për shkak të pandemisë.
Është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën, ndërsa nuk dihet motivi i ngjarjes në fjalë. Për më tepër ju ftojmë të shikoni galerinë e mëposhtme.
Top Channel