Spanja “sfidon” koronavirusin! Nga korriku hap dyert për turistët e huaj

25/05/2020 13:49

“Spanja do të hapë dyert për turistët e huaj duke nisur nga korriku”, deklaroi ministrja spanjolle e Turizmit, Marie Reyes Maroto.

Maroto sqaroi se turistët e huaj mund të rezervojnë nga ky muaj, ndërsa do të hiqet në vazhdim edhe karantina e detyruar dyjavore për ta.

“The Guardian” shkruan se Spanja ka një ekonomi shumë të varur nga turizmi, ndërsa ishte ndër vendet më të goditura në Europë për shkak të pandemisë së COVID-19. Ndonëse qeveria i ka larguar gradualisht disa masa kufizuese, e ka lënë ende në fuqi karantinën dyjavore për të huajt, në përpjekje për ta parandaluar valën e dytë të infektimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA