Sindikata e Policisë: Bllokojmë në Kushtetuese projektligjin për policët që mbushin 55 -vjeç, nëse s’merren parasysh vërejtjet tona

25/05/2020 16:37

Sindikata e Policisë së Shqipërisë i ka dërguar ditën e sotme një letër Kuvendit të Shqipërisë, lidhur me projektligjin për Trajtimin financiar të punonjësve te Policisë që kanë mbushur moshën 55 vjeç.

Në këtë letër, ngrihet shqetësimi se Sindikatës nuk i është marr mendim lidhur me hartimin e projektligjit dhe për këtë arsye kjo sindikatë pa parashtruar disa ndryshime që duhen bërë, dhe paralajmëron se nëse kuvendi nuk do të marr parasysh letrën, projektligjin do ta bllokojë në Gjykatën Kushtetuese.

Ata kërkojnë heqjen e pikës 1 dhe 2 të nenit , të projekt ligjit. Sipas tyre ky projekt ligj po u miratua shkel haptazi nenin 26 të Kushtetutës, për Liritë dhe të Drejtat Vetjake.

Kërkesa tjetër e tyre është të hiqet togfjalëshi “ose me kërkesë të titullarit të institucionit përkatës. Sipas tyre punonjësi i policisë nuk mund të jenë pronë e titullarit apo eprorit.

Kërkesa tjetër është për sa i përket trajtimit financiar, për raste të përcaktuar në nenin 1 të këtij neni dhe të behet me ligj të veçantë.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA