Një mësues i dënuar për abuzim seksual me nxënëse të tij i është lutur gjykatësit ta dënojë me kastrim, në vend që të kalojë kohë në burg.
32 vjeçari Mark Lua bëri lutjen e çuditshme gjatë gjyqit në Pensacola, Florida, ku i kërkoi gjyqtarit prerjen e testikujve, por gjithsesi u dënua me 12 burg.
“Veprimet e mia janë të përçmueshme. Unë besoj se dënimi është i nevojshëm prandaj po kërkoj kastrim kimik jo vetëm si dënim por dhe si akt solidariteti për të treguar sesa i penduar jam”, i tha Lua gjykatësit Thomas Dannheisser.
I dënuari shtoi më tej: “Jam gati të kryej kastrim kimik në mënyrë që të qëndroj në shtëpi të rris bijën time”.
Lua ka qenë mësues anglishteje në shkollën e mesme Booker T Washington dhe pranoi se kishte bërë seks me një vajzë nën moshë, si dhe kishte sulmuar seksualisht një ish-nxënëse 18 vjeçare.
Ai akuzohet gjithashtu se ka detyruar një nxënëse të tretë që t’i dërgonte një video me përmbajtje seksuale.
Gjatë gjyqit prokurorja Erin Ambrose e quajti Lua një predator seksual që abuzonte me vajza të dobëta e të pasigurta. “Ai kërkonte ato vajza që vinin nga shtëpi të trazuara e të paqëndrueshme. Ai i manipulonte ato dhe i tradhtonte, sepse ishte mësuesi i tyre”, tha Ambrose.
Ajo refuzoi pretendimet e Lua se vuante nga një gjendje të rrallë shëndetësore që i shkaktonte tumore. “Kjo sëmundje nuk duket e ndaloi atë të kërkonte nëpër korridore nxënëse për të bërë seks me to”.
Lua u dënua me 12 vjet burg të ndjekura nga 15 vjet liri me kusht, si dhe emri i tij do të regjistrohet në regjistrin e shkelësve seksualë të SHBA.
Top Channel