Një aksident ka ndodhur në qytetin e Korçës ku një automjet ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka aksidentuar dy këmbësorë. Të plagosur mbetën shtetasit me iniciale S.K 57 vjeç dhe djali i tij J.K 31 vjeç të cilët po ecnin në trotuar.
Në vendngjarje policia po punon për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti ndërsa mësohet se personat e plagosur janë transportuar në spitalin rajonal të Korçës dhe janë nën kujdesin e mjekëve. Policia bën me dije se ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.
Ja njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 25.05.2020, rreth orës 22:25, në lagjen nr. 3 shtetasi A. T., duke drejtuar mjetin tip “BMW”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përplasur dy këmbësorë shtetasin S. K., rreth 57 vjeç dhe djalin e tij shtetasin J. K., rreth 31 vjeç, që po ecnin në trotuar, të cilët u transportuan për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit A. T., ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Top Channel