
04/05 09:16
Brazili konfirmoi 653 të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë e Brazilit njoftoi se me konfirmimin e viktimave të fundit, numri i përgjithshëm i të vdekurve në vend ka arritur në 22.666. Ndërkaq, numri i rasteve është rritur në 363.211, me 5.372 të infektuar të rinj të konfirmuar.
Brazili është vendi më i prekur në Amerikën Latine nga virusi dhe vendi i dytë me më së shumti raste pas SHBA-së.
Top Channel