Covid-19/ Shtohet bilanci në Maqedoninë e Veriut (Shifrat në 24 orë)
25/05/2020 16:00
Maqedonia e Veriut në 24 orët e fundit ka regjistruar 21 raste të tjera me koronavirus, duke e çuar në 1.999 numrin e përgjithshëm të të infektuarve në vend.
Ministria e Shëndetësisë e vendit njoftoi se janë shëruar 17 pacientë të tjerë të infektuar me koronavirus, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë, numri i pacientëve të shëruar është 1.439.
Maqedonia e Veriut deri më tani ka kryer gjithsej 25.528 teste për COVID-19, përfshirë 258 në 24 orët e fundit.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve të zbuluara me këtë virus, deri më tani kanë vdekur 113, ndërsa numri i rasteve aktive është 447.
Top Channel