​Merkel kërkon vigjilencë pas shpërthimit të virusit në një restorant

25/05/2020 18:56

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u bëri thirrje qeverive të landeve të Gjermanisë që të tregohen vigjilentë, pas lehtësimit të kufizimeve të vendosura kundër koronavirusit.

Zyrtarët e shëndetësisë në Gjermaninë Veriperëndimore zhvilluan një hetim mbi shpërthimin e koronavirusit në një restorant në Saksoninë e Poshtme, pasi u rrit numri i personave që rezultuan pozitivë.Fillimisht, shtatë persona rezultuan pozitivë me koronavirus, pasi në fillim të këtij muaji vizituan restorantin “Alte Scheune” në Moormerland, një bashki në rrethin e Leer.

Të dielën shifra arriti në 14, ndërsa u raportuan dhe katër raste shtesë.Gjithsej 118 persona janë vendosur nën karantinë në shtëpi, nga 50 në fillim.Autoritetet rajonale në rrethin Leer thanë se ka të ngjarë që katër infeksionet shtesë të kenë ndodhur pas vizitave në restorant.Ishte pikërisht kjo ngjarje që solli deklaratën e sipërcituar të kancelares Merkel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA