Në moshën vetëm 36 vjeçare, Mark Zuckenberg është njeriu i tretë më i pasur i botës.
Billionare index e Bloomberg, që rendit njëri pas tjetrit më të pasurit e botës, shkruan ndërsa disa manjatë kanë pësuar humbje të mëdha për shkak të shpërthimit të pandemisë së covid 19, themeluesi i Facebook ka shtuar pasurinë duke arritur një vlerë prej 89 miliardë dollarësh.
Falë situatës së krijuar, Zuckenberg ka mundur të ngjisë disa shkallë në klasifikim, duke lënë pas edhe pronarin e markave luksoze Bernard Arnault dhe financierin Warren Buffet.
Sipërmarrësi francez në fakt ka humbur në muajt e fundit plot 21 miliardë euro, duke kaluar nga një pasuri prej 94 miliardë euro në vetëm 73 miliardë. Humbje të mëdha ka pësuar edhe magjistari i omahas, sic quhet Buffet, që ka parë t’i digjen rreth 20 miliardë euro dhe që sot ka një pasuri prej 63.5 miliardë eurosh.
Vetëm një vit më parë, pasuria e Zuckenberg ndërkohë ishte 66.5 miliardë euro, por muajt e fundit, Facebook ka regjistruar të dhëna financiare më të mira nga sa parashikohej, me një performancë të shkëlqyer në bursa.
Por Zuckenberg nuk është i vetmi personazh në botën e teknologjisë që ka parë një rritje të jashtëzakonshme të pasurisë së tij në muajt e fundit. Performanca më e pabesueshme është ajo e Jef Bezos.
Njeriu më i pasur i botës dhe pronari i Amazon, nga fillimi i vitit e ka shtuar pasurinë e tij me 23 miliardë euro, suke shkuar në rreth 135 miliardë euro.
I qëndrueshëm është ndërkohë në klasifikim Bill Gates, themelues dhe ish drejtues i Mikrosoft. Filantropi amerikan mbetet personi i dytë më i pasur në botë, me një pasuri prej rreth 100 miliardë eurosh.
Top Channel