Pezullohet projekti i turbinave të erës në ujërat e New York pas fitores së Trump në zgjedhje (fotot)
27/11 21:47
Gjyqi për korrupsion ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu nis sot në një gjykatë në Jerusalem.
Netanyahu, që është kryeministri i parë i Izraelit, që përballet me një proces penal në kohën sa është në detyrë, është i obliguar që të marrë pjesë në seancën gjyqësore.
Nisja e gjykimit ndaj Netanyahut vjen vetëm tri javë pasi ai u betua si kryeministër i Izraelit në mandatin e pestë.
Netanyahu po akuzohet për ryshfet, mashtrim në tri raste të ndara. Netanyahu dyshohet se ka pranuar dhurata nga biznesmenë të pasur dhe ka dhënë favore për të pasur një paraqitje sa më të mirë në media.
Gjyqi ndaj Netanyahut ishte paraparë që të niste më 17 mars, por u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Top Channel