Lindje-Perëndim: Kriza e koronavirusit dhe roli i OBSH-së

24/05/2020 13:27

Donald Trump ishte ndër të parët që ngriti dyshime për reagimin e OBSH-së ndaj pandemisë së koronavirusit.

Për presidentin amerikan, Organizata Botërore e Shëndetësisë ishte shumë e fokusuar tek Kina, dëshroi të ndante të dhëna të rëndësishme në lidhje e me përhapjen e epidemisë, e po kështu injoroi, sipas shefit të Shtëpisë së Bardhë sinjale të hershme mbi rrezikun e kalimit të virusit nga njeriu tek njeriu.

Për këtë, citohet një email i dërguar organizatës nga Tajvani që në 31 dhjetor, në të cilin shprehej shqetësimin për atë cfarë po ndodhte në Kinë dhe kërkohej më shumë informacion.

Por ndonëse OBSH mbrohet duke kujtuar se ajo “ nuk është polici” që kontrollon informacionin e vendeve anëtare, të cilat duhet të jenë vetë sipas përgjegjëse e të ndërgjegjshme për të dhënat që përcjellin, shumë dyshime janë ngritur reagimin e vonë të saj dhe e akuzojnë se atëherë kur ishte momenti kritik për të vepruar, I krijoi botës një “ndjenjë të rreme sigurie”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA