Koronavirusi i ri/ Studimi: Shkatërrues për gratë

24/05/2020 12:19

Koronavirusi i ri, duket se është më vdekjeprurës për burrat, por, në anën tjetër, gratë janë ato që po mbajnë peshën më të rëndë të kësaj pandemia.

Nga rritja e dhunës në familje dhe aksesi i kufizuar në shërbimet e planifikimit familjar e deri tek pasojat jo proporcionale ekonomike, masat e izolimit që janë ndërmarrë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit po dëmtojnë femrat dhe të drejtat e tyre bazë, më shumë se sa meshkujt.

Epidemi të mëparshme si Ebola dhe Zika, kanë rezultuar në kthime prapa për gratë dhe vajzat në rajonet më të prekura dhe aktivistët e ekspertët paralajmërojnë se e njëjta gjë po ndodh në shkallë globale edhe tani.

Një analizë e CNN, më herët këtë muaj, doli në përfundimin se në vendet ku ka në dispozicion të dhëna, burrat, janë 50 për qind më të predispozuar se femrat kur diagnostikohen me covid 19.

Por ekspertët thonë se fokusimi vetëm tek të dhënat shëndetësore është i rrezikshëm. Ne mendojmë për krizën vetëm në terma të ngushta, duke u fokusuar tek pasojat shëndetësore, por po humbasim thelbin- thotë Julia Smith, një kërkuese në universitetin Simon Fraser në Kanada.

Ajo po punon për një projekt që ka si qëllim të shqyrtojë pasojat më të gjera të pandemisë. Burrat, sipas saj, po shohin rezultate më të këqia për sa i takon shëndetit, kur ata infektohen, por kur mendojmë për pasojat dytësore, femrat preken në mënyrë jo proporcionale.

Pandemia po rëndon sipas kërkuesve problemet me të cilat femrat përballeshin edhe para se ajo të fillonte. Kriza si kjo, shtojnë ata, thellojnë pabarazitë ekzistuese strukturore në shoqëri, kur flitet për të drejtat e grave, shëndetin e tyre dhe statusin e tyre ekonomik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA