Myslimanët sot festojnë Fitër Bajramin, festë kjo që vjen pas agjërimit një mujor të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Edhe në Durrës besimtarët myslimanë, ashtu si në të gjithë botën, festojnë sot Fitër Bajramin. Namazi i Fitër Bajramit është falur në xhaminë e madhe të qytetit, po dhe në xhamitë e tjera të rrethit bregdetar në orën 06.00.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, falja është kryer duke respektuar protokollet e sigurisë shëndetësore.

Ajo që është vënë re është se besimtarët kanë qëndruar në distancë nga njeri-tjetri, ndërkohë që tradita kërkon që në faljen e Bajramit besimtarët të rrinë ngjitur me njëri-tjetrin, “që shejtani të mos hyjë në mes”.

Pas faljes, besimtarët kanë shkëmbyer urimet e rastit, që kjo festë të jetë plot mëshirë, begati dhe të sjellë gëzim në zemrat dhe familjet e të gjithëve.

Ndërkohë që vizitat familjare do të shmangen për shkak të situatës që po kalon mbarë bota.

FOTO GALERI
6/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA