Deklarata e fortë e ministrit Wang Yi: Kina dhe SHBA në prag të luftës

24/05/2020 17:36

Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë në prag të një “lufte të re të ftohtë”, paralajmëroi ministri i Jashtëm kinez Wang Yi dhe shprehu keqardhje për tensionet e rinovuara me Uashingtonin për shkak të pandemisë koronavirus.

Rastet e para të virusit të ri të koronës u raportuan në fund të vitit të kaluar në qytetin kinez Wuhan, dhe që prej asaj kohe virusi është përhapur në të gjithë planetin dhe rreth 340,000 njerëz kanë vdekur.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka akuzuar rregullisht autoritetet kineze për vonesë në transmetimin e të dhënave thelbësore për seriozitetin e virusit, përhapja e të cilave, sipas tij, mund të ishte ndalur, transmeton KosovaPress.

“Përveç shkatërrimit të shkaktuar nga virusi i ri i koronës, virusi politik po përhapet në Shtetet e Bashkuara. Ai virus politik përdor çdo mundësi për të sulmuar dhe shpifur Kinën,” tha kreu i diplomacisë kineze para mediave, pa e përmendur emrin e presidentit amerikan.

Tensionet midis Pekinit dhe Uashingtonit kanë qenë të larta për dy vjetët e fundit për shkak të luftës tregtare të nisur nga Trump, në të cilën të dy vendet vendosin tarifa shtesë për mallrat e importuara, gjë që prek rëndë tregtinë ndërkombëtare.

Pandemia ka ngritur tensione midis dy fuqive botërore në lartësi të reja.

“Disa forca politike amerikane janë duke marrë marrëdhënie peng midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara dhe po i shtyjnë të dy vendet në prag të një Lufte të re të Ftohtë,” tha Wang Yi.

Trump përmendi mundësinë që ai do t’i kërkonte Pekinit të paguante miliarda dollarë për dëmet e shkaktuara nga pandemia, dhe Shtetet e Bashkuara po kërkojnë një hetim ndërkombëtar për origjinën e virusit.

Wang tha se Kina ishte “gati” për bashkëpunimin ndërkombëtar për të identifikuar burimin e virusit të ri të koronës, duke shtuar se një bashkëpunim i tillë duhet të jetë i lirë nga çdo ndërhyrje politike.

Të hënën, presidenti kinez Xi Jinping tha se ai mbështet një “vlerësim gjithëpërfshirës” të përgjigjes së botës ndaj koronavirusit të ri. Në një video-mesazh dërguar asamblesë vjetore të Organizatës Botërore të Shëndetit, Xi Jinpoing hodhi poshtë çdo dështim të vendit të tij në administrimin e epidemisë, duke siguruar se Kina ka qenë gjithmonë transparente dhe përgjegjëse për këtë çështje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA