​Vetëm 80 % e zyrtareve publikë deklaruan pasurinë, shtyhet afati për shkak pandemisë

24/05/2020 11:06

Jo të gjithë zyrtarët e lartë publik e kanë deklaruar pasurinë në Agjencinë e Kundër Korrupsionit deri më 31 mars kur ka qenë afati i fundit për deklarim, pasi që kjo Agjenci ka shtyrë këtë proces deri në një afat të pacaktuar për shkak të pandemisë.

Ndërsa, zyrtarë të kësaj Agjencie për Kundër Korrupsion pohojnë se edhe në këtë kohë të pandemisë kanë trajtuar raste korruptive sa i përket hetimit, parandalimit dhe dërgimit në prokurori. Drejtori i departamentit për deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion, Agron Behrami thotë se sa i përket rasteve të parandalimit dhe luftimit të korrupsionit, Agjencia me një staf të reduktuar ka arritur të procedojë disa raste në prokurori edhe në këtë kohë pandemie.

“Sa i përket rasteve të parandalimit dhe luftimit të korrupsionit në Agjencinë Kundër Korrupsionit, e themi me bindje të plotë se Agjencia ka vazhduar punën e saj, por jo me komplet stafin e, mirëpo me një numër të përgjysmuar të zyrtarëve të lartë publik, kemi vazhduar punën dhe kemi trajtuar raste sa i përket hetimit, parandalimit dhe dërgimit në institucionet tjera. Pra, të gjitha rastet të cilat kanë qenë të raportuara, Agjencia i ka marrë me prioritet dhe ka trajtuar edhe gjatë kësaj periudhë këto raste. Sa i përket rasteve që janë trajtuar këtë vit, ne në fund-vit nxjerrim raportin përfundimtar… Statistikat janë duke u punuar dhe nuk i kemi si statistika të sigurta për këtë periudhë”, deklaron Behrami.

Ai ka deklaruar se rreth 80 përqind e zyrtarëve të lartë publikë kanë deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsion për këtë vit, derisa 4 mijë e 694 zyrtarë publik janë të obliguar t’i nënshtrohen deklarimit të pasurisë.

“Sa i përket deklarimit të pasurisë në afatin e rregullt, ne në çdo kohë, edhe tani jemi duke pranuar formularët. Deri më tani rreth 80 për qind e zyrtarëve të lartë publik kanë përfunduar procesin e deklarimit të pasurisë, ndërsa një pjesë ende nuk kanë pasur mundësi të përfundojnë procesin deklarimit të pasurisë për shkak që zyrtarëve të lartë publik iu duhet që të bashkëpunojnë me institucionet dhe të grumbullojnë informata sa i përket deklarimit të pasurisë, po ashtu dhe një numër i zyrtarëve të lartë publik nuk kanë pasur mundësi të dalin në detyrë. Kemi raste që edhe zyrtarë të lartë publik janë të prekur me Covid-19 dhe nuk kanë pasur mundësi të deklarojnë pasurinë… Kjo ka qenë një arsye bazë që AKK e ka shtyrë afatin e deklarimit të pasurisë derisa të zbuten masat, ne do t’i kthehemi procesit të deklarimeve kur të përfundon kjo situatë”, thotë ai.

Sipas Behramit deklarimi i pasurisë ka rolin e fuqishëm sa i përket parandalimit në përgjithësi të rasteve apo dukurive kundër korrupsionit, teksa ka theksuar se mos deklarimi i pasurisë dhe deklarimi i rremë i pasurisë është vepër penale.

“Sa i përket parandalimit apo efektit në luftën kundër korrupsionit, deklarimi i pasurisë është vetëm një masë parandaluese kundër korrupsionit në përgjithësi. Ne mendojmë që ka një rol të rëndësishëm në procesin e parandalimit të korrupsionit. Po ashtu ka ndikuar shumë edhe transparenca në deklarimet e pasurisë, që nga viti 2010 janë publike këto informacione. Andaj, ka ndikuar në një masë të caktuar tek qytetarët të paraqesin raste dhe t’i raportojnë këto raste. Sigurisht që edhe prokuroria dhe policia e Kosovës janë marrë me këto deklaratë në përgjithësi, dhe kanë bërë kontrolle të ndryshme sa i përket procesit të deklarimit të pasurisë”, pohon Behrmai.

Ndërsa, sipas Behramit në vitin e kaluar rreth 1.6 përqind e zyrtarëve të lartë publikë ose rreth 60 zyrtarë nuk e patën deklaruar pasurinë, dhe të gjitha këto raste janë proceduar në institucionet përkatëse dhe në prokurori, pastaj ka pasur edhe vendime të ndryshme edhe me gjoba

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA