Ishte thënë se koronavirusi do ta gjunjëzonte keq Afrikën e varfër, por OBSH thotë se pandemia në kontinentin e ngrohtë, po merr “një kah tjetër”.
Në 54 shtete të Unionit Afrikan janë raportuar 104 mijë raste me koronavirus dhe gati 3,200 vdekje. “Numrat e rasteve nuk janë rritur në të njëjtën normë eksponenciale si në rajonet e tjera dhe deri më tani, Afrika nuk ka pasur vdekshmëri të lartë nga Covid-19, siç kemi parë në disa pjesë të botës”, thotë OBSH, e cila bën krahasimin me Europën që kur shënonte 100,000 raste, vdekjet ishin më shumë se 4,900.
Në Europë, gati 95 për qind e vdekjeve ndodhën tek të moshuarit mbi 60 vjeç”, kujton OBSH. Ajo theksoi po ashtu se qeveritë afrikane kanë marrë masa të forta kufizuese për frenimin e virusit.
Por gjithashtu evidentoi faktin që niveli i testimeve këtu mbetet i ulët krahasuar me rajonet e tjera dhe pavarësisht numrit të reduktuar të infektimeve, “pandemia vazhdon të jetë kërcënimi kryesor ndaj sistemit shëndetësor” në kontinentin afrikan.
Top Channel