Është vetëm 1-vjeç por ka mbi 1.3 milion ndjekës, njihuni me vogëlushin që po ‘thyen’ Instagramin

23/05/2020 12:03

Në llogarinë e tij në Instagram vogëlushi numëron të paktën 1.3 milionë ndjekës që rriten çdo ditë e më shumë.

Vogëlushi Kobe Wian  është vetëm 1 vjeç, por në rrjetet sociale ai është kthyer në një yll që do ta kishin zili shumë Vip-a që kanë një jetë që punojnë për karrierën e tyre.

Në videot që shpërndahen në llogarinë e tij, vogëlushi  shihet duke “përgatitur” receta të ndryshme, por më shumë duke provuar përbërësit e tyre.

Nëna e Kobe, Ashley Wian, tha për CNN se videot nisi t’i bënte thjesht për t’i treguar të afërmve dhe miqve se sa shumë e shijonte djali i saj qëndrimin në kuzhinë.

“E hapa Instagramin në fund të shkurtit. Deri në 15 prill kishte 200 ndjekës, pastaj shkuan 100 mijë, 200 mijë, 500 mijë… nuk e prisnim aspak”, shprehet mamaja e 1-vjeçarit.

Kush është receta e tij e preferuar?

“Gjithçka që bëhet me djathë, kryesisht sepse i pëlqen të hajë djathë”, thotë nëna.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel