Centrali i parë bërthamor lundrues hyn në shërbim në Rusi (fotot)

23/05/2020 18:12

Centrali i parë bërthamor në botë në formë anijeje, i prodhuar nga Rusia ka nisur operacionet komerciale në rajonet e largëta të Arktikut.

Anija Akademik Lomonosov, e vendosur në qytezën Pevek në Lindjen e Largët ka nisur prodhimin e energjisë, tha dje agjencia ruse e energjisë bërthamore Rosatom.

“Sot konsiderojmë të kompletuar projektin e centralit të parë bërthamore lundrues, i cili bëhet zyrtarisht centrali i 11-të bërthamor në Rusi, dhe më veriori”, tha Andrei Petrov, drejtori i përgjithshëm i Rosenergoatom, dega energjitike e Rosatom.

Megjithse centrali lundrues kishte prodhuar energji për rrjetet lokale prej fundit të vitit, objekti duhet të merrte leje të posaçme për të hyrë në operacione të plota. Pas inspektimeve impjanti provoi respektimin e normave të rregullatorëve.

“Karakteristika unike e këtij impjanti është multifunksionaliteti, aftësia për të dhënë energji ndaj rajoneve të largëta të vendit tonë, për të përçuar ngrohje, energji elektrike dhe ujë të pijshëm , në rajonet ku ka deficite,” tha drejtori i konstruksionit të Rosatom, Vitaly Trutnev.

Burimi i ri energjitik është shumë i rëndësishëm për rajonin e largët Arktik dhe do të zëvendësojë centralin e mëparshëm të qymyrit që kishte furnizuar me energji Pevek prej 75 vjetësh. Impjanti kishte ndotur ajrin e zonës, dhe vendasit ishin ankuar për ndotje të hirit të zi dhe të ajrit.

Prej dhjetorit Akademik Lomonosov ka gjeneruar 47.3 milion kWh energji elektrike, duke plotësuar 20 përqind të kërkesës së rajonit. Impjanti ka dy reaktorë akullthyes KLT-40S të cilët prodhojnë deri në 70 megawatt energji elektrike dhe 50 gigakalori ngrohje në orë.

FOTO GALERI
5/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA