Befason tenisti i famshëm: Bëj seks çdo javë me tifozet mia

23/05/2020 19:04

Nick Kyrgios nuk e humbet asnjëherë mundësinë që të flitet për të edhe gjatë karantinës. Tenisti australian, i intervistuar nga Olè, e la veten të binte në provokimet e tij të famshme. Kujtojmë që pak ditë më parë u shfaq i dehur në një lidhje direkte me Andy Murray nëpërmjet Instagramit.

Këtë herë, tenisti australian u përqendrua në marrëdhëniet që mban me fansat, sidomos ato femra.

“Që kur kam mbetur beqar, zakonisht bëj seks me tifozet e mia çdo javë. Kur kam të bëj me vajza nga Europa Lindore, jam gati t’u them: merrni gjysmën e fitimeve të mia.”

Fjalë këto që mund të krijojnë të tjera polemike, duke njohur karakterin e Kyrgios. E vërteta është se Kirgios kurrë nuk përdor filtra dhe gjithmonë thotë atë që mendon. Një avantazh që shpesh mund të bëhet një defekt.

Tenisti kontrovers pas zbuloi një tjetër anekdotë të një përballjeje kundër Federerit: “Unë po luaja kundër Rogerit, kur u ndjeva jashtëzakonisht i tërhequr nga një vajzë në stenda. Në atë moment mendova se ishte me të vërtetë turp të qëndroja në fushë, mund ta thërrisja dhe ta ftoja të pinte diçka me mua.”

Top Channel