Kiçja e Instagramit: Unë jam e para në Shqipëri që… të tjerët më kanë marrë shembull

22/05/2020 15:03

“Kiçja e Instagramit”, kështu u bë e njohur Kiçja, në rrjete sociale.

E ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Kiçja rrëfeu të gjithë rrugën se si fitoi famë. Ajo shprehet se njerëzit e duan, sepse shikojnë tek ajo, të qenurit të lirë. Megjithatë, pranon se paragjykimet ekzistojnë dhe ndaj saj. Sakaq, Kiçja zbuloi se ajo ishte e para që ka futur në Shqipëri, trendin e “Live në Instagram” dhe ka shërbyer si model për të tjerët.

“Unë e fillova rastësisht. Një shoqja ime që jeton në Greqi më thoshte hap Instagram. Bëja video live, nuk e mendoja që do të bëhesha kaq e famshme. Unë kam shumë video që jam bërë virale dhe e famshme. Më shumë njerëzit më duan se jam pa komplekse, se di. Kur e shoh veten nëpër video nuk më pëlqen. Intervistën e shoh, por nuk shoh video live, më duket se jam e shëmtuar. Unë sjell personin komedian tek publiku. Jap mesazhin të jenë të lirë, të bëjnë çfarë të duan. Të jenë të lirë të bëjnë çfarë të duan, të bëjnë atë që ia ndien zemra. Thonë që kjo është e çmendur, është kështu është ashtu. Unë kam qenë e para që ka dalë në video live dhe të tjerët më kanë marrë shembuj”, tha Kiçja.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel