Iftari i Superligës/ Futbollistët, takim me imamin e tyre

22/05/2020 16:21

Tashmë po i vjen fundi muajit të Ramazanit dhe bashkë me të edhe fundi i pritjes nga ana tjetër  së besimtarëve për të qëndruar larg njëri-tjetrit, jashtë xhamive apo pa re të përbashkëta.

Pikërisht për një  mes miqsh kolegësh dhe vëllezërish, ishin mbledhur disa nga lojtarët e Superligës për të çelur  sëbashku me imamin e xhamisë “Dine Hoxha”, Ahmed Kalanë, siç e kemi etiketuar shpesh si imanin e futbollistëve.

“Na e mundësoi Zoti që të kemi një r të përbashkët dhe ta përjetojmë edhe ne aromën e ramazanit dhe qëndrimit së bashku.” tha imami e xhamisë “Dine Hoxha”.

 Pyetje : I keqardhur që nuk do të ketë një shesh të mbushur plotë për të falur bajramin?

“Edhe kjo është një tjetër sfidë shpirtërore që ne përjetojmë. Ne e kemi adhuruar Zotin një muaj dhe ditën e Bajramit Zoti ndan dhuratat. Këtë vit do të jemi prapë të kufizuar sepse do të jemi të ndarë nëpër xhamia.”

Ndërkohë vështirësi ka pasur edhe për futbollin në këtë periudhë për t’u rikthyer dalngadalë në habitatin e tij pas kufizimit.

“Edhe futbolli ka pasur vështirësitë e tij. Duke u stërvit me probleme me grupe, me thashetheme edhe me spiunlliqe. Se dikush ka qenë dhe xheloz përse ne kemi asete e kemi pas mundësi me u stërvit. “

Pyetje: Përgjithësisht gjatë kësaj periudhe lutjet bëhen për gjërat më të mira. A ka qenë pjesë e lutjes tënde edhe fitimi i titullit?

“Ka qenë, të them të drejtën. Përtej të gjitha lutjeve që bëjmë për familjen  për veten tonë për vëllezërit tanë, në lutjet e mija ka qenë edhe fitimi i titullit kampion nga skuadra e Tiranës dhe uroj që Zoti të ma pranojë lutjen.”

 “Sigurisht që ri në shtëpi ka lezetin e vet, por kur mblidhesh me miq me shokë aq më tepër edhe me koleg është diçka ndryshe, një gjë e bukur që na e mundëson vetëm muaji i ramazanit. “ tha futbollisti i Tiranës, Gentian Muça.

Pyetje: Keni vite që e mbani?

 “U bë më shumë se katër vite që e mbaj” tha futbollisti i Laçit, Bedri Greca.

Pyetje: Ishe pjesë e Tiranës u larguat nga Superliga u rikthyet tek Laçi. Të vjen keq që nuk je tek Tirana këtë vit që është pranë titullit?

“Po më vjen shumë keq të them të drejtën. Kisha dëshirë të dilja edhe unë kampion se e du me zemër këtë ekip kam qenë tifoz që fëmijë. Dhe më vjen shumë keq.”

Pyetje: Nëse Tirana del kampion, do të thotë që Partizani ja dorëzon Tiranës. Të vjen keq?

 “Me sinqeritetin më të modh dua të them që në rradh të parë Tirona është më afër se të gjithë tek titulli dhe përderisa është aty do të thotë që e meriton. Unë padyshim që do t’i uroj të gjithë, të parin mikun dhe shokun tim Ilion Likën.” tha zv.trajneri i Partizanit Renaldo Kalari.  

Top Channel