Avokatët vazhdojnë të këmbëngulin hapjen e dyerve të drejtësisë që u mbyllën në muajin mars për shkak të CoVid-19. Zërit të një grupi avokatësh që paralajmërojnë protestë ju bashkua edhe shoqata e avokatëve penalistë.

Saimir Vishaj thotë së ndërkohë avokatët kryesisht po bëhen gati të dorëzojnë në Gjykatën Administrative një padi ku kërkojnë pagën e luftës.

Por mbyllja e drejtësisë ka ndodhur edhe në një kuptim tjetër, tashmë mungon transparenca, publiku nuk informohet se çfarë vendimesh jepen, kush u shpall i pafajshëm dhe kush fajtor.

E ndërsa në mur vazhdojnë të afishuara urdhërat për mbajtjen e maskave dhe dorezave, këto masa kanë rënë, jo kushdo hyn me maska dhe doreza.

Top Channel