Durrës/ Mbledhja e firmave për rindërtimin e Teatrit Kombëtar, procedohen penalisht dy organizatorët

22/05/2020 19:59

DURRËS – Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë,  2 organizatorë të tubimit të një grupi qytetarësh në Durrës të cilët kanë mbledhur firma për rindërtimin e Teatrit Kombëtar.

Nën hetim janë vënë – R.B., 56 vjeç dhe – F.Xh., 56 vjeç, banues në Tiranë. ata akuzohen për “Organizim dhe pjesëmarrje në manifestime dhe grumbullime të paligjshme”

Njoftimi i policisë:

Procedohen në gjendje të lirë 2 organizatorë, për “Organizim dhe pjesëmarrje në manifestime dhe grumbullime të paligjshme”

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

– R.B., 56 vjeç;

– F.Xh., 56 vjeç, banues në Tiranë.

Ata, në datë 22.05.2020, rreth orës 17:30, në lagjen nr.11, Durrës, kanë organizuar tubim të paligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Top Channel