Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ka thirru një tjetër protestë pasditen e sotme në kryeqytet.

Mësohet se kjo protestë pritet të mbahet në orën 19:30 pranë hyrjes së pedonales në kryeqytet, aty ku më parë ishte edhe godina e Teatrit Kombëtar që u shemb nga fadromat më 17 maj.

Artistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë bërë thirrje vazhdimisht qytetarëve që të dalin në mbështetje të tyre për të protestuar kundër shembjes së teatrit. Në protestat e mëparshme Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit i është bashkuar edhe opozita jashtë parlamentare, por nuk dihet nëse kjo gjë do të ndodh sërish pasditen e sotme.

Ndërkohë në Durrës qytetarët kanë nisur për rindërtimin e Teatrit Kombëtar.

Top Channel